Tuesday, August 11, 2009

Ja nje website qe mund te te ndihmoj te besh disa cent...

Besoj se shumica prej jush ka provuar te bej para online, kjo eshte dicka sa e veshtire por edhe aq e lehte. Eshte e veshtire pe r te vetmen arsye sepse eshte teper e veshtire per te gjetur nje site i cili vertet mund te te paguaj per ato 5 minuta pune qe ju mund te beni dhe eshte po ashtu e lehte sepse punon vetem pak caste nga shtepia dhe fut ne xhep disa cent.

Kur kam bere kerkimet e mia ne lidhje me kete temen kam gjetur shume PTC (PAy to click) ose website qe te paguajn per te klikuar disa reklama, personalisht jam rregjistruar ne shume prej tyre dhe jam zhgenyer, por duke kerkuar neper forume te ndryshem u ndesha me nje website vertet interesant, i cili te paguante vertet, ky site eshte NEOBUX ( nese deshiron te rregjistrohesh kliko figuren ). Ky siti ju jep disa reklama dhe e vetmja gje qe duhet te beni eshte ti klikoni ato dhe ti shikoni vetem per 30 sek dhe keshtu brenda 2 minutave ju do te keni marr afersisht 5 cent.
Siti eshte teper i besueshem, ai ka rreth 3 million perdorues, nga e gjithe bota por kryesisht nga ShBA. Para qe fitoni ju transferohen sapo te beni 2 dollar. Dollaret ju transferohen ne llogarin tuaj PayPAl ose AlertPay, kjo e fundit eshte me e mire per perdoruesit shqiptar ( nese deshiren nje llogari ne AlertPay, kliko linkun https://www.alertpay.com/?enkQmVabuoUCssobQG72aw%3d%3d ). Provoni te rregjistroheni te keto te dyja dhe me pas lini komente mbi pershtypjet qe keni patur.
Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat!

Read more...

Monday, August 10, 2009

Nuk keni per ta besuar, por eshte e vertet...

Shume veta nuk i besojne ,por une sapo terhoqa 53 dollar nga ky site

Provojeni se eshte real dhe nuk eshte scam. Per tu rregjistruar kliko te ikona NEOBUX
Ju uroj te keni po aq fat sa edhe une.Ja kalofshi mire!

Read more...

Wednesday, August 5, 2009

Migjeni... Pena qe u mbizoteron kohrave...


Nder poetet me te spikatur dhe me te lexuar te te gjitha koherave dhe etapave te shoqerise shqiptare nuk mund te harrohet i Madhi dhe i paperseriteshmi MIGJEN. Migjeni ishte dhe do te ngelet nje model frymezimi per te gjithe poetet e rinj, jo vetem se ai kaloi dhe perjetoj skamjen e shoqerise shqiptare ne vitet '30, por edhe sepse mendimi dhe perqasja filozofike e vepres se tij qendron dhe i pershtatet te gjitha kohrave. Nje shembull i kesaj eshte edhe poema e meposhtme,


POEMA E MJERIMIT

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

Millosh Gjergj Nikolla

MIGJENI

Read more...

Tuesday, August 4, 2009

Hapja e nje blogu falas...

Te hapesh nje blog falas per qellime perfitimi apo edhe thjesht per qejf eshte gjeja me e lehte. Se pari, shkoni te adresa www.blogger.com. Ne faqen e re qe do t'ju hapet klikoni te "Create a blog", faqja e ardhshme eshte faqja e aplikimit, ne kete faqe futni te gjitha te dhenat tuaja, si ne nje aplikim normal, e vetmja gje plus qe duhet te shtoni eshte " Blog Title" ( titulli blogut), dheee.... ja tek e keni nje blog i teri tuaji. Per te hyre te blogu sa here qe deshironi te shkruani dicka mjaftoni te shkoni te blogger.com te fusni adresen e emailit me te cilen u rregjistruat te blogu si edhe pasuordin tuaj personal. E vetmja gje qe duhet te beni eshte te Jeni Krijues dhe te kenaqni lexuesit.

Suksese.......

Read more...

Te besh para ne internet...

Kam besimin se cilido prej jush qe ka lundruar per pak kohe ne internet eshte perballur me faqe te ndryshme te cilat premtojne shuma te ndryshme parash per sherbime te ndryshme qe ju , si lundrues mund te beni. Shumica prej ketyre faqeve mund te jene mashtruese, pra sic quhen ndryshe jane "scam", por ka dhe nje pjese te konsiderueshme te cilat jane besueshme dhe qe vertet mund te sjellin fitime.

Fitimet nuk jane dhe aq marramendese, por te pakten mund te jene nje shperblim i vogel per kohen qe ju shpenzoni duke lundruar ne internet. Keshtu p.sh. mund te keni degjuar per Adsense, kjo eshte nje kompani e Google-it, e cila i jep te drejten kujtdo qe ka nje website apo nje blog te thjesht, si puna e ketij , te vendosi reklama ne faqen e tij dhe nepermjet tyre ju te mund te beni disa dollare (tanime sherbimi ofrohet edhe me euro). Nje kompani tjeter e njgjashme Adsense eshte edhe Adbrite (klikoni te ikona per t'u rregjistruar te Adbrite
, e cila kryen po te njejtin funksion si edhe adsense. Ekzistojne edhe shume kompani te tjera te tilla si keto, por disavantazhi qe mund te kene shumica e shqiptareve nga keto kompani eshte fakti se keto kompani i duan faqet ku te vendosin reklamat te shkruara ne Anglisht ose ndonje gjuhe tjeter prestigjoze europiane, ne shumicen e rasteve nuk punojne me faqe te shkruara ne shqip...Por kjo nuk eshte nje arsye per t'u deshperuar, ne qofte se je shqiptar dhe ke nje faqe apo do te hapesh nje faqe te teren ne shqip ekziston dhe nje alternative komplet shqiptare, ajo eshte ... KOSOFT ADS. Kjo kompani eshte hapur se fundmi dhe po hyn ne tregun e reklamave ne intenet fuqishem dhe deri me tani eshte e para dhe e vetmja kompani shqiptare qe po konkurron fuqishem. Kosoft Ads u jep mundesin te gjithe publikuesve te thjeshte dhe profeionist shqiptare qe te bejne para nepermjet reklamave te saja, kur keta te fundit i vendosin ato ne faqet e tyre, dhe sikur te mos mjaftonte kjo bashkpunimi i saj me nje tjeter konkurrente te pare shqiptare sic eshte KosPay e bene kete lidhje me te fuqishme dhe me te frytshme ne marketing online. KosPay eshte alternative konkurruese me Alertpay dhe PayPal, qe per te gjithe ata qe nuk kane njohuri, jane kompanite me prestegjoze per transfertat e para online. Pra, mos ngurroni te hapni llogari te keto dy kompani per te rritur me disa cent euro te ardhurat tuaja.
Ne vijim do t'iu jap informacionin e duhur se si te hapni nje blog falas.

Read more...

Pershendetja e pare....

Pershendetje te gjithe visitorve te ardhshem te ketij blogu. Blogu qe po hap ka per qellim te paraqesi elementet me te thjeshta per te gjithe banoret e trevave shqipfolese. Ne kete blogsite do perfshihen artikuj dhe postime te cilat shpresoj qe t'iu vijne ne ndihme, por edhe t'iu kenaqin sadopak.

Ju uroj lundrim te kendeshem.

Nga Bloguesi.

Read more...

  © Blogger templates The Professional Template by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP